Pages

Si te formatoj komjuterin?


Pasi vura re se shume persona kerkojne ne google informacione se si te formatojne kopjuterin e tyre vendosa te bej nje shkrim te shkurter mbi kete problem. Mbase dikujt do i duke si e panevojshme por besoj se nuk prish pune. Ky artikull shpjegon ne linja te gjera si instalohet Windows XP.
  • Hapi i pare per te formatuar kompjuterin tuaj eshte te pajiseni me nje disk, CD, instalimi te Windows XP.
  • Me pas duhet te siguroheni qe PC juaj ben boot nga CD-room. Per default boot behet nga hard disk. Per te ndryshuar kete kur ndizet PC juaj shtypni butonin F12 per tu futur ne BIOS. Ne dritarja qe do ju hapet ne menu lart kerkoni Boot. aty duhe perdorur shigjetat zgjidhni CD-room. 
  • Me pas fusni cd dhe beni restart PC.
  • Kur PC juaj te ndizet do ju dali nje msg i tipit “Press any key to boot from cd”, ne kete moment shtypni nje buton cfaredo te tstieres.
  • Do ju hapet menu e formatimit. Lexoni me vemendje dhe zgjidhni opsionet qe ju deshironi. Shikoni shpjegimet ne figurat e meposhtme. 
  • Pasi te formatohet hard disk PC do beje restart dhe do ju dali perseri msg i pikes 4. Kesaj here mos shtypni gje e pas disa sekondash do ju dali menu e instalimit te windows. Shikoni figurat per shpjegime me konkrete. 
  • Kur te mbaroni instalimin  windows dhe PC juaj te jete perseri funksional kontrolloni qe te gjitha driverat te tjene te instaluar. Nqs mungon ndonji instaloheni nga CD e PC suaj apo duke e kerkuar ne internet.
  • pas ketyre PC juaj eshte gati dhe mund te instaloni te gjitha programet qe ju perdorni normalisht.
Keto jane hapat ne linja te gjera per te formatuar PC tuaj. Nqs a ndonje mangesi komentojeni me poshte per te rregulluar artikullin. Faleminderit.
Lexo me shume ...

Qysh Me Download Video nga Youtube?


Se pari shkojme ne www.youtube.com
Shkojm te video/kanga qe dojm me download dhe e kopjojme linkun








Mandej shkojme ne http://www.savevid.com/ dhe e qesim ne hapesiren URL  linkun qe e kemi bere copy dhe e prekim download.








Pasi qe presim disa sekonda na del poshte se ne cfar kualiteti dojm ta marrim video.
Ne disa raste duhet me bo me right click (me maus tastin e djatht) dhe save target as.

Lexo me shume ...

Qysh Me e Kthy Nje Foto Ne Puzzle?


1. Merrni nje foto qe deshironi te e beni puzzle. Preferohet formati A3 ose A4.
2. Merrni nje karton te madhesise sa fotoja juaj.
3. Perdorni ngjitesin si ne foto dhe ngjiteni kartonin.
4. Pritni qe ngjitesi te thahet teresisht.
5. Vizatoni format e puzles sipas deshires.
6. Preni copat, perzijini, dhe prisni deri sa ndonje shok/shoqe ta zgjedh ate.

Lexo me shume ...

Maska me limon dhe kos largon aknet

Puçrrat e rinisë (aknet vulgare) paraqesin një sëmundje kronike lëkurore shumë të shpeshtë. Megjithatë, mos u shqetësoni, sot do t’ju tregojmë mënyrat për t’i eliminuar ato.
Nëse jeni në moshë adoleshente, apo nëse e keni kaluar para disa vitesh, sigurisht që dëshironi shumë të eliminoni njëherë e mirë këto akne të bezdisura. Ja një maskë të cilën mund ta përdorni në shtëpi dhe është shumë efikase.
Përbërësit për realizimin e kësaj maske natyrale gjenden lehtësisht në shtëpitë tuaja, lëngu i gjysmë kokrre limoni dhe gjysmë gote kos. Limoni dhe kosi kanë veçori të veçanta dhe në të njëjtën kohë ushqyese. Në një enë hidhni kosin dhe shtrydhni gjysmën e limonit. Përziejini mirë për disa minuta.
Më pas aplikoni produktin e përftuar në fytyrë. Mbajeni në qetësi për rreth 20 minuta, më pas mund ta shpërlani fytyrën me ujë të vakët. Fshihni fytyrën me peshqir dhe më pas aplikoni një krem hidratues, specifik për fytyrën tuaj.
Duke e aplikuar këtë maskë për të paktën dy herë në javë, do të shihni se aknet dhe pikat e zeza do të zhduken shpejt. /Telegrafi/


Lexo me shume ...

Qysh Me Pa Ëndërra të Bukura në Gjumë?


Një studimi i ri ka treguar se ajo çfarë ne nuhasim ndikon në ëndërrat që shohim përderisa flejmë.
Një kërkim shkencor i paraqitur në takimin vjetor të  Akademisë Amerikane të Otolaringologjisë – Kirurgjisë së kokës dhe fytit të mbajtur në vitin 2008 në Çikago, sugjeron se ekspozimi ndaj aromave gjatë gjumit ndikon në përmbajtjen emocionale të ëndrrave tona. Erërat e këndshme bëjnë që të keni ëndërra pozitive, ndërsa aroma e keqe i kthen ëndërrat në ankthe.
Nëse jeni duke kërkuar ëndrra të ëmbla, ju me siguri jeni përpjekur në mënyra të ndryshme që ta realizoni këtë. Shqisa jonë e të nuhaturit përshtatet shumë shpejt. Nëse ju keni një stimulues të vazhdueshëm, era zhduket. .Pra, të paturit e një erë të vazhdueshme në dhomë nuk është zgjidhja për të pasur ëndrra te bukura.
• Mbani një bimë që çel natën afër, në mënyrë që aroma e saj të përhapet pasi të hapet lulja e saj. Epiphyllum është një bimë e mrekullueshme, dhe është shumë e lehtë të rritet. Gjithashtu sugjerohet mbjellja e portokallit, lules së hënës, jasemini, ose mandarina e ëmbël pranë një dritare në dhomën e gjumit, apo një kërcell të freskët në ujë në një vazo pranë shtratit.
• Përdorni vajra aromatik esenciale dhe një shpërndarës aromatik. Merrni një shpërndarës aromatik me një rregullues të kohës kështu që era do të lirohet pasi ju jeni në gjumë.
Nëse ju ndani një dhomë gjumi me dikë që bie të fle më vonë se ju, atëherë kërkoni partnerit tuaj për të vënë disa lule me erë të mirë ose vaj esencial, pasi që juve të ju zë gjumi.
• Shmangni përdorimin e freskuesve sintetik të ajrit. Kërkimet e reja shkencore kanë gjetur se aromat kimike kanë veto kancerogjene.


Lexo me shume ...

Qysh me Shti Vezën në Shishe?


Me kete truk mund te dukeni si nje magjistar, dhe shoket tuaj do te thone “wow, si e bere?”
  1. Merrni nje shishe te zbrazet qelqi.
  2. Merrni nje veze te zier.
  3. Qerojeni vezen (largojeni levoren)
  4. Ndizni 4 fije qibriti dhe vendosni brenda shishes.
  5. Vendosni vezen e qeruar mbi hapjen e shishes, dhe sigurohuni qe nga shishja nuk mund te del tymi i fijeve.
  6. Pritni 2-3 sekonda, dhe veza do te terhiqet brenda shishes


Lexo me shume ...

Qysh Me Mahnite Intervistuesin?


Jeni duke aplikuar per pune dhe jeni duke u bere gati per interviste. Intervistat gjithmone jane te rendesishme. Ketu mund t’i shfaqni intervistuesit aftesite tuaja, se cfare mund te beni per kompanine dhe gjera tjera qe e impresionojne ne menyre qe te ju punesoj ju. Sigurisht qe nuk do te gjykoheni vetem sa per interviste, por edhe se si e keni qendrimin perballe nje personi tjeter. Edhe nese jeni pergjigjur mire pyetjeve, por dukeni i zymte dhe jo professional ne veshje, shanset tuaja per tu punesuar minimalizohen. Ky artikull do te ju jap keshilla se si te leni pershtypje te mira ne shefin tuaj te ri gjate intervistes.
  • Dukuni i fresket. Veshni dicka qe duket profesionale. Kurr mos veshni xhinse ose atlete ne interviste, perderisa nuk jeni duke aplikuar per dicka qe nuk kerkon veshje formale. Veshni kostum formal dhe sigurohuni qe te jene te hekurosura para intervistes. Rrudhat ne kostumin tend jane nje JO-JO e madhe. Vizlloni kepucet dhe rregulloni floket, por mos perdorni edhe shume kozmetike. Nese jeni femer, pak buzekuq do t’mjaftoj.
  • Silluni profesionalisht. Pergjigjuni pyetjeve sikur te jeni duke folur me president. Bejeni biseden formale dhe mos u tallni. Koha e intervistes tuaj nuk eshte kohe per te qene qesharak. Mos thuani dicka qe mund te ofendoj intervistuesin. Mbani qendrimin drejt, mos u shtrini ne karrike dhe mos e veni doren ne mjekerr, sikur te ishit duke biseduar me ndonje mik ne kafene.
  • KURRE mos u vononi. Perpikmeria ne orar eshte shume e rendesishme. Zgjohuni heret ne menyre qe te keni kohe te mjaftueshme te pregaditni gjerat tuaja dhe veten tuaj per interviste. Eshte me mire te arrini me heret se orari i caktuar dhe te pritni per interviste, se sa te pres intervistuesi per ju. Vonesa per interviste menjehere do te ftofe intervistuesin.
  • Shkoni direkt ne pike. Nese dicka kerkohet nga ju, pergjigju direkt. Mos shtoni informacion te panevojshem qe nuk ju ndihmon ne asnje menyre. Intervista do te zgjase me gjate se sa parashihet nese ka tema te parendesishme gjate bisedes suaj.
  • Shmangjuni dramatizimit. MOS u pergjeroni per punesim. Nese keni problem per shkak te papunesise suaj, mos e cekni ne interviste me. Mbani problemet tuaja personale per vete. Ne vend te kesaj, folni per te arriturat paraprake qe te leni pershtypje tek intervistuesi.
  • Familjarizohuni me rezumene tuaj. Lexoni dhe rishikoni rezumene tuaj para se te shkoni ne interviste. Familjarizoni veten tuaj me te gjitha informata qe permban rezumeja, keshtu qe kur intervistuesi referohet ne letren tended he ju pyet dicka, atehere ju mund te pergjigjeni pa shikuar fare ne rezume. Me e rendesishmja, behuni i sinqert ne dhenien e informacionit per veten tuaj, punet tuaja paraprake dhe gjera tjera. Genjeshtra ne interviste do te thote deshtim. Poashtu, sillni te gjitha dokumentet perkatese si pershembull diplomen, certifikaten e punesimit, etjer., keshtu qe kur intervistuesi ju pyet dicka, ju ta keni aty per t’ia dorezuar.
Duke i percjellur keto sygjerime ju sigurisht qe do te zini vend ne pune.


Lexo me shume ...